Site icon Telegrafi

Michael Buble mori në skenë djalin e tij, në koncertin që e riktheu para publikut

Michael Buble (Foto: Getty Images)

Michael Buble është kthyer aty ku e ka vendin – në skenë. Këngëtari ka pauzuar për dy vite, në mënyrë që të ishte pranë familjes.

Djali i tij, Noah, ishte diagnostikuar me kancer dhe ai ishte detyruar të tërhiqej nga muzika për t’iu përkushtuar shërimit të tij.

Ndërkaq, ai tashmë është kthyer në skenë duke performuar për herë të parë në Hyde Park të Londrës.

Lexo po ashtu Lajmet për Michael Buble

Buble e ka hapur koncertin me një fjalim prekës duke treguar se kishte frikë se janë zbehur paksa aftësitë e tij.

Përkundër shiut dhe motit të keq, fansat e tij anglezë kishin qëndruar për performancën e këngëtarit kanadez.

Dhe një tjetër moment akoma më emocionues ishte kur e mori në skenë djalin e tij.

“Kam shumë falënderim në zemrën time nga unë, familja ime, për dashurinë tuaj, lutjet tuaja, mbështetjen tuaj”, është shprehur Michael. /Telegrafi/

Exit mobile version