Site icon Telegrafi

Michael Buble dhe Luisana Lopilato pritet të bëhen prindër për herë të tretë

Michael Buble dhe bashkëshortja Luisana Lopilato po presin fëmijën e tyre të tretë.

Përfaqësuesi i këngëtarit ka konfirmoi lajmin e mirë për US Weekly dhe sipas raportimeve, aktorja 30-vjeçare është në muajin e dytë të shtatzënisë.

Lajm i lumtur vjen pas një viti që djali i tyre i madh Noah, fitoi luftën me sëmundjen e rëndë të kancerit.

Ai u diagnostikua me kancer në mëlçi në nëntor të vitit 2016 ndërsa këngëtari 42-vjeçar dhe gruaja lënë anash karrierën e tyre për shërimin e djalit.

Këngëtari i hitit “Feeling Good” ka pohuar ditë më parë se “Biri ynë Noah ka përparuar mirë gjatë trajtimit dhe mjekët janë shumë optimistë për të ardhmen e djalit tonë “, dhe më tutje shtoi se “Ai ka qenë i guximshëm dhe vazhdon të frymëzojë shumëkë”.

Ndryshe, aktorja dhe këngëtari pritet që pas shërimit të plotë të djalit, t’u kthehen karrierave të tyre. /Telegrafi/

Exit mobile version