Në ditën kur u lansua albumi i tij më i fundit, “Love”, Michael Buble u nderua me yll në bulevardin e të famshmëve në Hollywood.
Këngëtari dhe gruaja e tij, Luisana Lopilato, nuk arritën t’i mbanin lotët gjatë kohës kur ai mbante fjalimin dhe kur foli për familjen e tij.
Çifti ka përjetuar disa momente shumë të vështira bashkë, duke qenë se djali i tyre Noah u diagnostikua me kancer të mëlçisë në moshë trevjeçare dhe për tre muaj iu nënshtrua kimioterapisë.
Derisa fliste për gruan e tij, Buble është parë duke i fshirë lotët, ndërsa edhe Luisana nuk i ka përmbajtur emocionet kur këngëtari fliste për fëmijët e tyre – Noah (tash pesëvjeçar që vazhdon mjekimin), Elias (dyvjeçar) dhe Vida (tremuajshe).
Michael Bublé does push-ups on his Hollywood Walk of Fame star https://t.co/fd2xSYsyej pic.twitter.com/PxSrlzpaxa
— Variety (@Variety) November 16, 2018
“Fëmijët më kanë dhënë një qëllim për jetën dhe i kanë bërë ditët e këtilla shumë më të ëmbla, sepse mund ta kuptoj vërtet se sa të bukura janë momentet e mira”, ka thënë kanadezi.
Michael e përfundoi fjalimin e tij duke thënë: “Sa më shumë që jetoj, aq më shumë po e kuptoj se dashura nuk është pa çmim. Dashuria ka një çmim të madh. Sa më shumë që dashuron, aq më shumë lëndon, ke gjasa më të mëdha për vuajtje dhe dhimbje”.
Michael Bublé and his wife Luisana Lopilato pose with his star on the Hollywood Walk of Fame https://t.co/fd2xSYsyej pic.twitter.com/wtX9wg43yo
— Variety (@Variety) November 16, 2018
Priscilla Presley, David Foster, Leron Gubler e Tom Corson, ishin disa nga të pranishmit në nderimin e këngëtarit të famshëm kanadez. /Telegrafi/