Telegrafi

Michael Bloomberg tërhiqet nga gara e demokratëve për president të SHBA-së

Mike Bloomberg në mënyrë dramatike ka ndërprerë garën presidenciale të mërkurën në mëngjes pas një “Super të Marte” dhe menjëherë e mbështeti Joe Biden.

Në një deklaratë, Bloomberg tha se do ta mbështesë kandidatin Joe Biden.

“Unë kam besuar gjithmonë se mposhtja e Donald Trump fillon me bashkimin pas kandidatit me qëllimin më të mirë për ta bërë atë. Pas votimit të djeshëm, është e qartë se kandidati është miku im dhe një amerikan i shkëlqyeshëm, Joe Biden”, ka thënë Bloomberg.

Dhe, siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, demokratët po kërkojnë që Elizabeth Warren të tërhiqet gjithashtu.

Ndryshe, siç është raportuar më herët, Joe Biden ka fituar 8 nga 14 shtetet që votuan për të zgjedhur një kandidat demokrat për zgjedhjet presidenciale të nëntorit.

Ish-zëvendëspresidenti i SHBA-së ka fituar në Masaçusets, Minesota, Oklahoma, Arkansas, Alabama, Tenesi, Karolinën e Veriut dhe Virxhinia.

Ata udhëheqin garën për t’u përballur me presidentin republikan Donald Trump në nëntor. /Telegrafi/