Telegrafi

Michael Bloomberg, shpenzuesi më i madh politik në SHBA

Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Michael Bloomberg, ka shpenzuar më shumë nga paratë e veta për të marrë postin politik sesa çdo individ tjetër në historinë e SHBA, duke hedhur rreth $85 milionë në fushatën e tij të fundit të rizgjedhjes, raportonte të shtunën e përditshmja New York Times.

Duke cituar të dhënat e fundit të lëshuara nga fushatat, Times tha se Bloomberg ishte duke ecur në rrugën e shpenzimeve prej $110 deri në $140 milionë përpara zgjedhje bashkiake të 3 nëntorit. Kjo do të thotë se miliarderi i vetërealizuar do të shpenzojë më shumë se $250 milionë në total, në tre tentativat e tij për bashkinë e qytetit më të famshëm të SHBA.

Në kontrast të thellë, guvernatori i New Jersey-it dhe ish- drejtori i kompanisë Goldman Sachs , Jon Corzine ka shpenzuar rreth $130 milionë në dy garat e tij për guvernator në senatin amerikan, raportonte Times.

Botuesi Steve Forces ka derdhur $114 milionë në dy kandidaturat e tij për president, thuhej në të.

Pasuria e Bloomberg, shumica e së cilës vjen nga perandoria e informacionit dhe e medias Bloomberg LP vlesësohet të arrijë $16 miliardë. Ai e ka përdorur atë për të vendosur atë që Times e quan një "dominancë të pakalueshme financiare" në garë.

Kundërshtari i tij, William C Thompson, një demokrat, ka shpenzuar vetëm $6 milionë për fushatën. Një zëdhënëse e fushatës së Thompson tha të premten për Times se shpenzimet e kryebashkiakut aktual ishin “të paturpshme."

Një copë e madhe e shpenzimeve të Bloomberg ka shkuar në televizionet, radio dhe reklamimet në internet, thuhej në artikull.

Por pak nga paratë ka rrjedhur edhe në bizneset e vogla të goditura nga kriza ekonomike, duke përfshirë dyqanet e picave Goodfellas Brick në Staten Island dhe në the Bronx. Fushata e Bloomberg deri tani ka ngrënë $8,892 vetëm për picat në Goodfellas.

Thomson Reuters është në konkurrim global me Bloomberg në shpërndarjen e lajmeve globale multimediale, të dhënave dhe zgjerimit të informacionit.