Aktori i njohur, Michael B. Jordan, si duhet i dhënë fund të të qenurit beqar.
E dashura e tij, Lori Harvey, në një postim në rrjetin social Instagram ka ‘zyrtarizuar’ lidhjen me të, shkruan Daily Mail.
Ajo zgjodhi të shpërndajë një fotografi ku Jordan shihet duke i shkëmbyer puthje, kurse kjo e fundit buzëqeshte.
Në po të njëjtin imazh, Lori zgjodhi edhe një tjetër ku dyshja shihen të veshur me plot stil, derisa shihen krah njëri-tjetrit.
Para se të bëjnë të ditur se kanë filluar romancën, spekulimet për dyshen kishin filluar muaj më parë, teksa u panë në Salt Lake City.
Që të dy kishin publikuar momente të lumtura nga vendi i njëjtë, që përforcoi edhe më shumë mendimin se ata janë në lidhje. /Telegrafi/