Site icon Telegrafi

Micevski: Qeveria ka shkelur Ligjin për referendum dhe janë bërë shumë manipulime

Sot në Kuvendin e Maqedonisë është duke u mbajtur diskutimi për të çuar vendin në referendum për çështjen e emrit. Deputeti i OBRM-PDUKM-së Nikolla Micevski tha se gjatë procedurës së referendumit janë bërë manipulime nga ana e shumicës parlamentare.

Ai tha se është shkelur Ligji për referendum dhe janë bërë manipulime gjatë interpretimit të tij, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Në emër të kujt LSDM e ka nënshkruar marrëveshjen me Greqinë?, pasi një marrëveshje të tillë vetëm presidenti ka të drejtë të nënshkruajë. Nga kjo foltore u premtua se do të kemi referendum obligativ dhe rezultati i tij do të merret parasysh. Sot ne kemi referendum për konsultim të qytetarëve të Maqedonisë. Për çfarë arsye atëherë na duhet ky referendum”, tha mes tjerash Micevski.

Ai shtoi se për pyetjen për të cilën ka vendosur shumica parlamentare të dilet në referendum, duhet të ketë tre fletëvotime dhe të votohet për të tre pyetjet: A jeni për në NATO?, A jeni për në BE? dhe A e pëkrahni marrëveshjen me Greqinë?./Telegrafi/

Exit mobile version