Telegrafi

Micevski: Pushteti nuk ka shumicë parlamentare

Deputeti i OBRM-PDUKM-së, Nikolla Micevski tha se nuk ka parë rritje të shumicës parlamentare.

Ai tha se Kuvendi nuk mund të mbledh as 61 deputet për të miratuar rendin e ditës për ndonjë seancë.

“Mendimi ynë është se për momentin nuk kanë 61 deputet dhe për këtë arsye nuk punon as Kuvendi, gjegjësisht bllokada aktive e deputetëve të OBRM-PDUKM-së momentalisht është ndërprerë, ata vetveten e bllokojnë sepse nuk kanë 61 deputet as për të funksionuar Kuvendi”, tha Micevski.