Telegrafi

Micevski propozon amendament të veçantë për mbrojtje nëse nuk kalon marrëveshja në Greqi

Koordinatori i grupit kuvendar të OBRM-PDUKM-së, Nikolla Micevski, propozoi amendament të veçantë për mbrojte nëse nuk kalon marrëveshja me Greqinë.

Ai tha se edhe pse Qeveria ka njoftuar se kjo do të jetë në ligjin kushtetues, megjithatë duhet të vendoset edhe te draft-amendamentet. Micevski përsëriti qëndrimin e OBRM-PDUKM-së të se referendumi është i pasuksesshëm dhe se i gjithë procesit i ndryshimeve kushtetuese është jo-legjitim, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Micevski ju bën apel të gjithë deputetëve të mendohen për shkak se pas mbarimit të ndryshimeve kushtetuese Republika e Maqedonisë nuk do të ekzistojë.

Në Kuvend vazhdoi debati në komision për draft-amendamentet për ndryshimin e Kushtetutës, që vjen nga Marrëveshja e Prespës./Telegrafi/