Telegrafi

Micevski: OBRM-PDUKM mund t’i respektojë vendimet e trupit për pajtim

“Grupi parlamentar i OBRM-PDUKM-së nuk do të marr pjesë në trupin koordinues për pajtim, por mund t’i respektojë vendimet e tij”, deklaroi koordinatori i grupit parlamentar i OBRM-PDUKM-së, Nikolla Micevski. Ai tha se nëse qeveri e pranon propozim-ligjin për amnisti, atë do ta kuptojnë si mesazh për drejtësi jo-selektive.

“Nëse zotëri Zaev, me të vërtetë dëshiron pajtim kombëtar duhet të lirohen institucionet të punojnë pa presione që kjo Qeveria për momentin e bën ndaj të gjithë institucione, duke përfshirë edhe ato gjyqësore. Në trupim koordinues për pajtim OBRM-PDUKM-ja nuk do të marr pjesë për shkak se e njëjtin trup do të kryesojë n njëri që në mënyrën e turpshme ishte zgjedhur në vendin në Kuvend para opinionit të Maqedonisë me shkeljen e rregullores dhe procedurës së zgjedhjes” tha Micevski duke shtuar se nëse trupi koordinues do të punojë në pajtim dhe sjell vendime dhe qëndrime që janë të pranueshme për OBRM-PDUM-në si drejtësi jo-selektive dhe drejtësi për të gjithë pjesëmarrësit në ngjarjet e 27 prillit, atëherë OBRM-PDUKM-ja do t’i përkrah vendimet e këtij trupi, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas tij, nëse Qeveria dëshiron të shfaq jo-selektivitet, atëherë ta pranojë propozim-ligjin për amnisti të OBRM-PDUKM-së, ku përfshihet të gjithë të involvuarit në ngjarjet e 27 prillit.

Misevski tha se grupi parlamentar i OBRM-PDUKM-së do të ketë koordinim për ndryshimet kushtetuese.

“Duke marrë parasysh shpejtësinë e zhvillimit të ngjarjeve dhe ndryshimin e qëndrimeve të Zaevit, i cili para disa ditës na bindte se disa pjesë nuk do të përfshihen në ndryshimet kushtetuese, ne sot do të mblidhemi dhe do të sjellim qëndrime për veprimet”, tha Micevski./Telegrafi/