Telegrafi

Micevski: Nëse Kuvendi nuk ka kuorum për punë, të mos na akuzojnë neve

Koordinatori i grupit kuvendar nga radhët e OBRM-PDUKM-së, Nikolla Micevski tha se partia e tij do të veprojë në mënyrë institucionale por nuk do të mbështesë shumicën për të siguruar kuorum në punën në Kuvend.

“Ne si opozitë do të jemi të pranishëm, do të veprojmë në kuadër të Kuvendit, në mënyrë institucionale, por në asnjë rast nuk do të sigurojmë kuorum dhe të mos akuzojnë opozitën për mosfunksionimin e institucioneve”, tha Micevski, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ai shtoi se Kuvendi ka shumicën prej 62 deputetëve dhe kjo shumicë është shumë e vogël për shkak në Kuvend nevojiten të paktën 61 deputetë.

Ndryshe, deri sot shumica nuk kishte deputetët e nevojshëm për shkak se deputeti Arben Ziberi ishte i infektuar me COVID dhe po ashtu ende nuk ishte vërtetuar një mandati i një deputeteje për shkak të emërimit të ministres./Telegrafi/