Telegrafi

Micevski: Kjo është një lojë manovruese e Kiracovskit

Koordinatori i grupit parlamentar të OBRM-PDUKM-së, Nikolla Micevski deklaroi se anulimi i seancës së sotme të Komisionit Parlamentar për Sistem Politik dhe Marrëdhënieve në mes Bashkësive konfirmoi vlerësimin e tyre se nuk kishte kushte rregullatore për fillimin e debatit për ndryshimet në Kodin Zgjedhor.

Mbajtja e seancës publike për një ligj që miratohet me procedurë të shkurtuar nuk është në përputhje me rregulloren e punës së Kuvendit, por nëse kryetari Talat Xhaferi ka planifikuar ta bëjë këtë, thotë ai, partia do të komentojë më tej.

Sipas Micevskit, kjo është një lojë manovruese nga kryetari i Komisionit sepse nëse dëshiron seancë publike, Rregullorja e përcakton që ajo të zhvillohet në procedurë të rregullt. Kështu, thekson ai, kur ligjet janë me procedurë të shkurtuar mënyra e vetme për tu debatuar ato është nëpërmes amendamenteve./Telegrafi/