Telegrafi

Micevski kërkoi që pika për ndryshimet kushtetuese të tërhiqet nga rendi i ditës

Sot në Kuvendin e Maqedonisë filloi seanca plenare ku po debatohet për amendamentet e ndryshimeve kushtetuese, njofton Telegrafi Maqedoni.

Koordinatori i grupit parlamentar të OBRM-PDUKM-së, Nikolla Micevski, kërkoi që pika të tërhiqet nga rendi i ditës. Micevski sqaroi se propozimi ishte jokushtetues dhe theksoi se referendumi në Maqedoni ishte i pasuksesshëm.

Me 61 vota, propozimi i Micevskit nuk u pranua nga shumica parlamentare./Telegrafi/