Telegrafi

Micevski: Ka hapësirë për debat, të përmirësohet propozimi ynë për amnisti

Në konferencë për shtyp, koordinatori i grupit kuvendar të OBRM-PDUKM-së, Nikolla Micevski tha se partia e tij ka pritur përgjigje negative nga Qeveria për propozim-ligjin për amnistinë e të gjithë të dyshuarve, të akuzuarve dhe të dënuarve për 27 prillin, për shkak se, siç tha ai, gjithçka është paramenduar.

Micevski tha se ka mundësi për debat, të përmirësohet zgjidhja e tyre ligjore për amendamenteve, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Ne nuk përkrahim dhunë, ajo është ngjarje e padëshiruar, po ajo që ofron trupi i pajtimit është drejtësi selektive. Megjithatë, nëse sillen vendime për drejtësi jo selektive, ne mund t’i respektojmë”, theksoi Micevski.

Lexo po ashtu Deskoska: Amnistia eventuale duhet të zgjidhet në trupin e pajtimit në Kuvend

Ai shtoi se partia e tij presin të shohin se çfarë do të ofrojë trupi pajtues, dhe a do të pritet të mbarojnë ndryshimet kushtetuese ose mund që më herët të fillojë procesi me qëllim të mbarohet, siç tha ati, agonia e personave të akuzuar për 27 prill.

Qeveria e Maqedonisë në mbledhje solli mendim negativ për Propozim-ligjin për amnisti për personat të dyshuar, akuzuar dhe të gjykuar për ngjarjet në Kuvend vitin e kaluar./Telegrafi/