Telegrafi

Micevski: Grupi i OBRM-PDUKM-së do të paraqes ligj për ndërprerjen e ligjit për tregjet e gjelbra

Grupi i deputetëve të OBRM-PDUKM-së dhe koalicionit do të paraqes në Kuvend ligj për ndërprerjen e ligjit për tregti të tregjeve të gjelbra të miratuar nga shumica parlamentare

“Ligji në fjalë për tregjet e gjelbra u miratua nga LSDM në janar të vitit 2018 në mungesë të OBRM-PDUKM-së. LSDM duke shfrytëzuar mungesën e deputetëve të OBRM-PDUKM në Kuvend me shpejtësi, si të gjitha ligjet tjera, e miratoi ligjin dëmtues pa ndonjë konsultim me pazargjinjët, as me eskpertët”, tha Micevski.

Ai tha se 50 ditë para futjes në fuqi të këtij ligji për pazargjinjët, OBRM-PDUKM dhe koalicioni propozon që të shfuqizohet ky ligj./Telegrafi/