Telegrafi

Miccoli: Do të më mungojë Mourinho

Mourinho u largua nga kampioni i Evropës për të marrë nën drejtim gjigantin spanjoll Real Madrid.

“Interi është ende në ballë të çdo ekipi tjetër, por Roma po i afrohet. Mbështetem në rikthimin e Adrianos. Milani dhe Juventusi nuk duken në nivelin e Interit dhe Romës; Sampdoria, Palermo, Fiorentina dhe madje edhe Genoa e Udinese do të kenë më shumë shanse”.

“Do të më mungojë Mourinho shumë. Ai planifikon gjithçka, mbron grupin duke joshur gjithë vëmendjen te vetvetja”, ka thënë Miccoli. /Telegrafi/