Site icon Telegrafi

Miangue: Trajneri më jep besim, po punoj shumë

Pas barazimit ndaj Bolognas, ka folur mbrojtësi i Interit, Senna Miangue.

Ai ka thënë se ka përkrahje maksimale nga trajneri dhe bashkëlojtarët dhe është duke punuar shumë.

Lexo po ashtu Inter 1-1 Bologna, notat e lojtarëve (Foto)

“Trajneri më dha besim, ashtu si të gjithë shokët e skuadrës, me folën të gjithë mirë dhe më dhanë qetësinë e nevojshme”.

Senna Miangue gjatë një aksioni të Interit ndaj Bolognas.

“Para ndeshjes me Empolit trajneri më tha se do të luaj titullar, ndërsa sot më tha të zbavitem dhe të luaj ashtu siç di”.

“Lojtarët që më folën më së shumti në fushë janë Miranda e Perisic, i dëgjova me vëmendje. Me Ivan ndihem mirë, dëshiron gjithmonë topin dhe është gati për të vrapuar. Ne fillim nuk e kam pritur të jem pjesë e skuadrës së parë, po punoj mirë, trajneri më ka motivuar 100 për qind”, ka thënë Miangue për Inter Channel. /Telegrafi/

 

Exit mobile version