Telegrafi

Miami triumfon ndaj Utah Jazz, Lakers mposhtën përsëri

Miami Heat është rikthyer te fitoret në NBA, teksa ka triumfuar ndaj Utah Jazz në derbin e mbrëmjes.

Heat kanë fituar takimin shumë interesant me tri pikë diferencë, 118:115.

Tyler Herro ka qenë më efikasi tek Heat me 29 pikë, derisa Jimmy Butler shtoi 27 të tjera.

Në formë fantastike ishte edhe fundori Kyle Lowry që arriti ‘triple double’ me 20 pikë, 12 kërcime e 10 asistime.

Donovan Mitchell pati një natë fantastike për Jazz me 37 pikë e shtatë asistime, por që nuk mjaftuan për fitore.

Ndërkohë Los Angeles Lakers kanë pësuar një tjetër disfatë, teksa janë mposhtur në udhëtim te Portland Trail Blazers me 15 pikë diferencë 105:90. /Telegrafi/

Rezultatet:

Miami Heat – Utah Jazz 118:115

Chicago Bulls – Philadelphia 76ers 105:114

Dallas Mavericks – Boston Celtics 107:104

Phoenix Suns – Atlanta Hawks 121:117

Portland Trail Blazers – LA Lakers 105:90