Miami Heat kanë vazhduar me fitore në përballje me Milwaukee Bucks, duke marrë të tretën në po aq ndeshje.
Heat kanë triumfuar me 15 pikë diferencë, 115:100 në një ndeshje ku shkëlqyen në çerekun e katërt.
Bucks i mbyllen tre çerekët e parë në epërsi (29:30), (21:27), (25:30), por në çerekun e katërt Heat i shkatërruan duke i mposhtur me rezultat të thellë 40:13.
Jimmy Butler ishte më efikasi në këtë takim me 30 pikë, shtatë kërcime e gjashtë asistime.
Me lojë të mirë u dallua edhe qendra Bam Adebayo me 20 pikë e 16 kërcime.
Te Bucks më i dalluari ishte qendra Brook Lopez që e mbylli takimin me 22 pikë.
Tani Miamit i duhet vetëm një fitore për të kaluar në finalen e Konferencës së Lindjes.
E ndeshja e parë gjysmëfinale në Konferencës së Perëndimit u zhvillua mes Houston Rockets dhe Los Angles Lakers.
Skuadra nga Teksasi mori fitore befasuese duke mposhtur rivalët nga Kalifornia me 15 pikë diferencë 112:97.
James Harden ishte i pandalshëm në këtë takim me 36 pikë, dy kërcime e pesë asistime.
Me lojë të mirë u dallua edhe Russell Westbrook që shtoi 24 pikë.
Tani në serinë gjysmëfinale të Konferencës së Perëndimit, Houston udhëheqin me rezultat 1-0. /Telegrafi/
Rezultatet:
Miami Heat – Milwaukee Bucks 115:100
https://www.youtube.com/watch?v=0Oi2d5QXIXs&ab_channel=MLGHighlights
LA Lakers – Houston Rockets 97:112
https://www.youtube.com/watch?v=sEO4B-sT8Ng&ab_channel=MLGHighlights