Lojë të çmendura janë zhvilluar mbrëmë në elitën e basketbollit amerikan NBA.
Milwaukee Bucks ka pësuar humbje para adhuruesve të vet nga Miami Heat me pesë pikë diferencë 126:131.
Bucks kishin epërsi të lartë në tre çerekët e parë, madje në fillim të çerekut të tretë epërsia e tyre shkoi deri në 21 pikë.
Por një seri e mysafirëve bëri që epërsia e tyre të shkrihej dhe pas lojës shtesë Heat të marrin një fitore të madhe.
Goran Dragic me 23 pikë, pesë kërcime e tetë asistime ishte më efikasi tek mysafirët, derisa lojë fantastike zhvilloi qendra Adebayo ku shënoi 19 pikë, pati 13 kërcime e tetë asistime.
Giannis Antetokounmpo shënoi 29 pikë për Bucks, pati 17 kërcime e nëntë asistime, ndërsa Kris Middleton kontribuoi me 25 pikë, por që nuk mjaftuan për fitore.
Lojë tjetër interesante ka qenë edhe ajo mes Houston Rockets e New Orleans Pelicans që përfundoi me fitoren e vendasve 126:123.
James Harden me 29 pikë ishte më efikasi tek vendasit, por Russell Westbrook arriti ‘Triple Double’ me 28 pikë, 10 kërcime e 13 asistime.
Bradon Ingram tek mysafirët ishte i jashtëzakonshëm me 35 pikë, ndërsa me lojë të mirë u dalluan edhe dy ish-lojtarët tjerë të Lakers, Josh Hart me 23 pikë e Lonzo Ball me 18 të tjera. /Telegrafi/
Rezultatet:
Milwaukee Bucks – Miami Heat 126:131
Detroit Pistons – Philadelphia 76ers 111:117
Atlanta Hawks – Orlando Magic 103:99
New York Knicks – Boston Celtics 95:118
Chicago Bulls – Toronto Raptors 84:108
Indiana Pacers – Cleveland Cavaliers 99:110
Houston Rockets – New Orleans Pelicans 126:123
San Antonio Spurs – Washington Wizards 124:122
Utah Jazz – Sacramento Kings 113:81
Phoenix Suns – LA Clippers 130:122