Miami Heat e ka ndërprerë serinë e mrekullueshme të Boston Celtics prej 16 fitoreve rresht në ndeshjen e zhvilluar në American Airlines Arena.
Ndeshja filloi në mënyrë të mrekullueshme për vendasit të cilët krijuan epërsi prej 11 pikë, e cila u zgjeruar në plot 16 pikë në fund të çerekut të tretë.
Megjithatë, Bostoni tentoi të kthehet në periodën e fundit, por nuk arriti të ngushtojë mjaftueshëm deficitin duke humbur me gjashtë pikë epërsi pas 16 ndeshjeve.
https://www.youtube.com/watch?v=o0K8_N4Rjfg
Te Miami Heat shënoi shkëlqyen Dion Ëaiters me 26 pikë dhe Goran Dragic me 27 pikë.
Kyrie Irving ishte konstant me 23 pikë të shënuara, por Horford shënoi vetëm 7 pikë, e Tatum 18 pikë.
Kështu, Bostoni pëson disfatë pas plot 16 fitoreve rresht të realizuara.
Ekipi me më së shumti trofe në historinë e NBA mbetet në vendin e parë me pesë fitore më shumë se përcjellësit Cleveland, Toronto dhe Detroit.
/Telegrafi/