Telegrafi

Miami mposht Houstonin, Clippers i fortë për Mavericks

Mbrëmë janë zhvilluar dy ndeshje në ligën më të fortë të basketbollit në botë.

Miami Heat dhe Los Angeles Clippers kanë shënuar fitoret e radhës në kuadër të këtij kampionati në NBA.

I pari arriti të triumfoj para shikuesve të vetë në American Airlines Arena kundër Houston Rockets me rezultat 101:99.

Josh Richardson ishte më i miri në parket te Miami me 22 pikë gjersa te mysafirët shkëlqeu James Harden, i cili regjistroi ‘double-double’ në saje të 35 pikëve dhe 12 asistimeve, por që nuk ishin të mjaftueshme për “raketat”.

Në anën tjetër, Clippersat ishin nikoqir i skuadrës së Dallas Mavericks të cilët i mposhtën në Staples Center me rezultat 125:121.

Më i miri te Los Angeles ishte Danilo Gallinari me 32 pikë, ku po aq i realizoi edhe basketbollisti i mysafirëve, Luka Doncic.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet rreth NBA-s

Pas kësaj, Miami ka bilanc prej 14 fitoreve dhe 16 humbjeve ndërsa për Rocketsat ishte pësimi i 15 kundrejt 16 fitoreve.

Ndërkohë për Clippersat kjo ishte fitorja e 18 kundrejt 13 humbjeve gjersa Dallas ka bilanc të njëjtë sa i përket triumfeve dhe pësimeve – 15 sosh. /Telegrafi/