Miami Heat është rikthyer te fitoret në NBA pas dy humbjeve radhazi.
Heat kishin mungesa të mëdha për sfidën ndaj Milwaukee Bucks, pasi Jimmy Butler, Bam Adebayo, Victor Oladipo e Markieff Morris nuk ishin në dispozicion për këtë sfidë.
Megjithatë mungesat nuk e ndaluan skuadrën nga Florida të marrë një fitore me nëntë pikë diferencë 113:104.
Caleb Martin ishte më meritori për fitoren e Heat me 28 pikë, tetë kërcime e tre asistime.
Me lojë të mirë u dallua edhe fundori veteran Kyle Lowry që e mbylli takimin me 22 pikë e 12 asistime.
Jrue Holiday ishte më efikasi tek Bucks me 27 pikë, derisa Khris Middleton shtoi 20 pikë të tjera. /Telegrafi/