Telegrafi

Miami Heat triumfojnë në udhëtim te Brooklyn Nets, Lakers befasohen nga Oklahoma

Elita e basketbollit amerikan NBA, ka vazhduar me ndeshje spektakolare.

Derbi i mbrëmjes u zhvillua në Barclays Center të New Yorkut, ku Brooklyn Nets ishte nikoqir i Miami Heat.

Mysafirët nga Miami kanë marrë fitore me 13 pikë diferencë, 93:106.

Qendra Bam Adebayo ishte më meritori për fitoren e Heat me 24 pikë e nëntë kërcime.

Jimmy Butler gjithashtu pati ndeshje të mirë me 17 pikë, 14 kërcime e shtatë asistime, derisa PJ Tucker e mbylli ndeshjen me 14 pikë.

Në Paycom Center të Oklahomas ka ndodhur befasia, ku Thunder kanë mposhtur Los Angeles Lakers me tetë pikë epërsi 123:115.

Shai Gilgeous-Alexander ishte më i miri në këtë sfidë te vendasit me 27 pikë, nëntë kërcime e pesë asistime.

Anthony Davis për Lakers shënoi 30 pikë, derisa Russell Westbrook arriti ‘Triple-Double’ me 20 pikë, 14 kërcime 13 asistime, por që nuk mjaftuan për fitore. /Telegrafi/

Rezultatet:

Orlando Magic – Charlotte Hornets 111:120

 

Boston Celtics – Washington Wizards 107:116

 

Brooklyn Nets – Miami Heat 93:106

 

New Orleans Pelicans – Atlanta Hawks 99:102

 

Toronto Raptors – Indiana Pacers 118:100

 

Milwaukee Bucks – Minnesota Timberwolves 108:113

 

Oklahoma City Thunder – LA Lakers 123:115

 

Phoenix Suns – Sacramento Kings 107:110

 

Portland Trail Blazers – Memphis Grizzlies 116:96

LA Clippers – Cleveland Cavaliers 79:92