Telegrafi

Miami Heat befason Houston Rockets (Video)

Mbrëmë janë zhvilluar pesë ndeshje në ligën më të fortë të basketbollit në botë.

Befasinë më të madhe të kësaj xhiroje në NBA e ka bërë skuadra e Miami Heatit.

Kjo e fundit ka arrit të triumfon kundër ekipit të Houston Rockets me rezultat 109:103, transmeton Telegrafi.

Basketbollisti më efikas te Miami ishte Dion Waiters me 17 pikë, Tyler Johnson 16 dhe James Johnson shtoi 15 pikë për fitoren e 12-të sezonale.

Megjithëse James Harden realizoi ‘triple-double’ në saje të 40 pikëve, 12 kërcimeve dhe 10 asistimeve, kjo nuk e ndihmoi që t’i shmanget humbjen skuadrën e Houstonit. Vlen të theksohet se ky ishte ‘triple-double’ i 13-të në këtë sezon.

Pas kësaj, kjo ishte humbja e 12-të e Rockets derisa ka shënuar edhe 32 fitore ndërsa për Heat ishte vetëm fitorja e 12-të krahas 30 humbjeve.

Rezultatet tjera:

Toronto Raptors 119:109 Brooklyn Nets

Dallas Mavericks 99:98 Chicago Bulls

Denver Nuggets 127:121 Los Angeles Lakers

San Antonio Spurs 122-114 Minnesota Timberwolwes