Miami Heat është skuadra e dytë që ka arritur në finalen e madhe të elitës së basketbollit amerikan NBA.
Heat kanë eliminuar skuadrën më të trofeshme në NBA, Boston Celtics pas gjashtë ndeshjeve 4-2.
Skuadra e Spolteras ka fituar takimin e mbrëmshëm me 12 pikë epërsi 125:113.
Për Heat kjo ishte finalja e parë pas gjashtë viteve, teksa në të do të përballet me Los Angeles Lakers.
#HEATgifparty drop em ⬇️ pic.twitter.com/hDGxgn31Sy
— Miami HEAT (@MiamiHEAT) September 28, 2020
Qendra Bam Adebayo ishte i jashtëzakonshëm në këtë sfidë me 32 pikë, 14 kërcime e pesë asistime.
Me lojë të mirë u dallua edhe Jimmy Butler që shtoi 22 pikë e tetë asistime.
Tek Boston katër basketbollistë shënuan mbi 20 pikë, por që nuk mjaftuan për fitoren.
Respect, @MiamiHEAT.
Good luck in the Finals #BeatLA pic.twitter.com/mbvtNH30q4
— Boston Celtics (@celtics) September 28, 2020
Jaylen Brown ishte më efikasi me 26 pikë, ndërsa mbi 20 pikë shkuan edhe lojtarët tjerë si Tatum, Smart e Walker, por të pamjaftueshme.
Tani në finalen e madhe të NBA do të përballen Miami Heat dhe Los Angeles Lakers. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=0s4M3ogLAmw&ab_channel=XimoPierto