Telegrafi

MI TV2: Android TV me 4K dhe 49” për vetëm 640 dollarë

Televizori me diagonale të ekranit prej 49 inç dhe rezolucionin me 4K do të shitet për vetëm 640 dollarë.

Për më shumë, televizori është i integruar me sistemin operativ Android dhe ndërfaqen e njohur MIUI TV, dhe aplikacionet mund të integrohen në televizor, me shumë lehtësi.

Specifikat e televizorit të ri të Xiaomit përfshijnë edhe panelin 4K 3D të prodhuar nga LG apo CSOT me vetëm 6.2mm trashësi të mbështjellësit të aluminit (total, 15.5mm), procesorin MediaTek MStar 6A918 (1.45GHz quad-core CPU, Mali-450 MP4 GPU) bashkë me 2GB RAM.

Memories së brendshme prej 8GB mund ti shtohet edhe hapësirë shtesë deri në 64GB përmes kartelës microSD.
MI TV 2 sjell edhe lidhjen me telepilotin Bluetooth LE në vend të versionit me infrared, dhe nëse ndodh që telepiloti humbet diku në dhomë, televizori e posedon edhe një buton që e bën dirigjuesin të japë sinjal me zë.

Përndryshe, ju gjithashtu mund ta instaloni ndonjë aplikacion mobil në telefonin tuaj, me të cilin ju mund të përdorni gjeste dhe zë për ta kontrolluar TV-në tuaj, si dhe të lexoni përmbajtje (të lidhur me IMDB) për të kuptuar më shumë rreth programit që ju jeni duke e shikuar.

MI TV 2 pritet të debutojë në tregun kinez më 27 maj, ndërsa ende nuk dihet nëse prodhuesi kinez është i interesuar që ta shesë televizorin e saj edhe jashtë Kinës. / Telegrafi /