Site icon Telegrafi

MI do të financoj projekte rrugore prej 900 mijë euro në Kamenicë

Ministria e Infrastrukturës (MI), në vazhdën e përkrahjes së komunave për realizimin e projekteve për ndërtimin e rrugëve të reja, ka nënshkruar një memorandum të martën me kryetarin e Komunës së Kamenicës.

Memorandumi i nënshkruar nga ministri Lutfi Zharku dhe kryetari Begzat Sinani ka të bëj me realizimin e disa projekteve në vlerë prej 900 mijë euro.

Projektet të cilat do të realizohen në këtë komunë janë:

-Ura e fshatit Topanicë-Kamenicë, në vlerë prej 200,000 euro.

-Asfaltimi i rrugës Kopernicë-Pusi i Zenelit-SHFMU, i cili projekt do të kushtojë 350,000 euro

– Asfaltimi i rrugës Gllobar deri te Pishat në Kamenicë, në vlerë prej 200,000 euro.

-Asfaltimi i rrugëve lokale në komunën e Kamenicës, në të cilat projekte do të investohen 150,000.

Në këto projekte Ministria e Infrastrukturës do të investojë gjithsej 900 mijë euro. /Telegrafi/

Exit mobile version