Site icon Telegrafi

MI: Rrugët në tërë vendin, të mirëmbajtura dhe të kalueshme

Ministria e Infrastrukturës ka bërë të ditur se menaxherët rajonalë me ekipet mbështetëse të MI-së dhe kompanitë e kontraktuara po vazhdojnë të jenë në gjendje gatishmërie pa ndërprerë, duke monitoruar, pastruar dhe mirëmbajtur të gjitha rrugët e vendit.

Po ashtu, sipas kësaj ministrie, ekipet e MI-së po vazhdojnë t’u dalin në ndihmë ekipeve lokale nëpër komunat e Kosovës në çdo kërkesë të tyre.

“Të gjitha rrugët në vend janë në gjendje të mirë, ndërsa ekipet e MI-së po vazhdojnë të bashkëpunojnë me Policinë e Kosovës, në mënyrë që zhvillimi i komunikacionit në vend të jetë i sigurt dhe pa pengesa. Ministria e Infrastrukturës i këshillon qytetarët që të kenë pajisjet e nevojshme dimërore për qarkullim dhe të respektojnë rregullat e komunikacionit”, thuhet në një njoftim të MI-së. /Telegrafi/

Exit mobile version