Bëhet fjalë për miun pa kabllo, i cili dedikohet për lojëra, ndërsa është i veçantë për faktin se ka autonomi të funksionimit së paku 100 orë me një mbushje (me shfrytëzimin e dy baterive).
Edhe pse ka peshë të ngjashme sikurse modeli i Logitech G700, M8600 iu dedikohet edhe majtakëve edhe djathtakëve, për shkak të dizajnit simetrik.
Një tjetër detaj i bukur që e dallon produktin e Gigabyte nga ai Logitech G70, është ekzistimi i mbushësit të baterive. Ashtu që derisa miu është duke funksionuar me njërën bateri, tjetra mund të mbushet.
Së bashku me miun vijnë edhe dy kabllo, ashtu që njëri mund të lidhet me mbushësin, ndërsa tjetri mund të shfrytëzohet për lidhjen e miut me kompjuter dhe të shfrytëzohet si model klasik me kabllo. /Telegrafi/