Telegrafi

Mi Note do të shitet në 15 milionë njësi!

Tani sipas një raporti të ri thuhet se Xiaomi pritet të shesë prej 13 deri në 15 milionë njësi të pajisjeve Mi Note në 2015.

Lajmi është bërë i ditur nga kompania e investimeve KGI, e cila ka parashikuar që kompania e njohur kineze do të arrijë të shesë deri në 15 milionë njësi të pajisjeve të saj mobile.

Xiaomi ka parë sukses të madh me linjën e mëparshme të pajisjeve, dhe modelet e tyre të reja pritet gjithashtu të bëhen shumë të famshme.

Xiaomi Mi Note dhe Mi Note Pro janë më të shtrenjtë sesa modelet ekzistuese të kompanisë, edhe pse të njëjtat ende mbesin më të lira se rivalët siç është iPhone. (Telegrafi)