Telegrafi

Mi kompjuterik i cili i do krevatet

Logitech Wireless Mouse M515 do të punojë pa ndonjë pengesë në shtresa të buta siç janë jastëkët, krevatet apo mbulojat, që e bën atë ideal për shfrytëzim së bashku me televizorë. Çdo ditë e më shumë përdorues lidhin kompjuterët e tyre me televizorë të rezolucionit të lartë, por edhe playerët multimedial përherë e më shumë u mundësojnë përdoruesve të lidhin në to tastierën dhe miun. Pikërisht për këtë rol, më së miri do të hyjë në punë ky mi kompjuterik i emëruar M515.

Pos punës precize, M515 është ekonomik me bateri sepse ka një sensor i cili zbulon dorën në mi dhe vetëm atëherë ai aktivizohet. Një sistem i tillë i aktivizimit mundëson kohëzgjatje shumëvjeçare të baterisë. Miu është pa tela dhe vjen me pranuesin e unifikuar miniatural të Logitech në të cilin mund të lidhen edhe tastierat e Logitech.

Logitech M515 pritet që të del në shitje në prill me çmim të rekomanduar të shitjes prej 50 eurosh. /Telegrafi/