Telegrafi

“Mi Gente” e J Balvin dhe Willy William që po konkurron “Despaciton” (Video)

“Despacito” ka pushtuar të gjitha diskotekat e botës dhe plazhet e rivierave.

Megjithatë, tash duket se kënga që po thyen rekorde ka një konkurrencë serioze.

Lexo po ashtu Despacito trondit botën me klikime

Është projekti “Mi Gente” nga J. Balvin dhe Willy William që ka arritur 75 milionë klikime për 10 ditë dhe që po konsiderohet konkurrenca për “Despaciton”.

Por, është e vështirë të thuhet nëse do ta arrijë kjo këngë hitin e madh botëror nga Luis Fonsi dhe Daddy Yankee.

Dëgjoni dyja këngët dhe vlerësoni cila ju pëlqen më shumë për këtë verë. /Telegrafi/