Telegrafi

MI: Është përmirësuar qarkullimi në rrugët nacionale dhe rajonale

Ministria e Infrastrukturës bën të ditur se në të gjitha rrugët nacionale dhe rajonale në Kosovë është përmirësuar dhe lehtësuar qarkullimi.

“Menaxherët regjional me ekipet tyre dhe kompanitë e kontraktuara nga Ministria e Infrastrukturës janë duke punuar pandërprerë në teren, për të përmirësuar dhe lehtësuar qarkullimin në komunikacion”, thuhet në njoftim, transmeton Telegrafi.

“Po punohet në rrugën rajonale Brezovicë – Prevallë, e cila pritet të hapet sot dhe rrugën Brezovicë – Qendra e Skijimit, në të cilën gjenden shumë automjete të qytetarëve, të cilat do të largohen për ta zhbllokuar këtë rrugë”.

“Ministria e Infrastrukturës iu bën apel të gjithë qytetarëve që të jenë shumë të kujdeshëm në komunikacion dhe të kenë pajisjet e nevojshme dimërore për qarkullim”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/