Telegrafi

MFSK e interesuar për oferta të pajisjeve ushtarake nga Kroacia

Ministri i Ministrisë për Forcën e Sigurisë së Kosovës, Haki Demolli priti në takim zyrtar ambasadoren e Republikës së Kroacisë në Republikën e Kosovës, Marija Kapitanoviq, të cilët shqyrtuan mundësinë që dy prej kompanive prodhuese të pajisjeve ushtarake, personale dhe kolektive nga Kroacia të prezantojnë produktet e tyre në MFSK, në mënyrë që në të ardhmen këto kompani të mund të jenë ofertë për furnizim dhe blerje eventuale.

Ministri Demolli dhe ambasadorja Kapitanoviq biseduan për bashkëpunimin e shkëlqyer në mes të Kosovës dhe Kroacisë në të gjitha fushat, me theks të veçantë në fushën e sigurisë.

Ata shprehen gatishmërinë që bashkëpunimi i Kosovës dhe Kroacisë në fushën e sigurisë të vazhdojë dhe të intensifikohet edhe në të ardhmen.