Site icon Telegrafi

MF: Zgjedhja e drejtorit të Doganave është e ligjshme

Dy javë pasi presidenti, Hashim Thaçi i dërgoi një letër kryetarit të Kuvendit, Kadri Veselit, ku bënte me dije se zgjedhja e drejtorit të Doganave bazuar në memorandumin që e kanë nënshkruar me Ambasadën Britanike ishte i jashtëligjshëm, ka ardhur reagimi i Ministrisë së Financave (MF).

Ata nëpërmjet një sqarimi lidhur me zgjedhjen e Drejtorit të Përgjithshëm të Doganës së Kosovës, duke thënë se zgjedhja e tij ka respektuar të gjitha parametrat e paraparë për këtë pozitë.

“Prandaj, gjatë procesit të rekrutimit dhe emërimit të Drejtorit të Përgjithshëm të Doganës nuk është shkelur asnjë dispozitë e Kodit Doganor dhe të Akcizave dhe zbatimi i Memorandumit të Bashkëpunimit është bërë pa interferuar në legjislacion në fuqi”, thuhet në njoftimin për media të Ministrisë së Financave.

Pikërisht në këtë pikë, letra e presidentit Thaçi konsiston në paligjshmërinë e zgjedhjes së drejtorit të Doganave.

Presidenti shkruante në letrën se kompania britanike, e caktuar për të ndihmuar institucionet e Kosovës ne rekrutimin e udhëheqësve në pozita te larta drejtuese, është e jashtëligjshme për shkak se vendimi për të zgjedhur një kompanitë të tillë nuk është shoqëruar me ndryshime ligjore. /Telegrafi/

Exit mobile version