Në përputhje me Rregulloren e Gjykatës Kushtetuese, Ministria për Financa ende nuk të drejtë ligjore për t’i paguar subvencionet deri në marrjen e vendimit përfundimtar nga ana e Gjyqit. Të mërkurën e kaluar Gjykata Kushtetuese solli vetëm zgjidhje, kurse vendimi përfundimtar pritet të sillet këtë të mërkurë, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Për AIM MF sot tha se janë kryer konsultimet me Gjykatën Kushtetuese dhe bëri të ditur se vetëm në bazë të vendimit nuk ka bazë ligjore për t’i paguar subvencionet, por në përputhje me Rregulloren e Gjykatës patjetër të presin marrjen e vendimit përfundimtar e cila pritet të mërkurën.
Iniciativa deri te Kushtetuesja ishte dorëzuar nga shoqata e fermerëve ‘Agrotikveshija’ me të cilën kërkohet zhbllokimi i nenit nga Ligji zgjedhor, sipas të cilës është e ndaluar pagesa e subvencioneve deri te formimi i qeverisë së re. /Telegrafi/