Telegrafi

MF: Rritet borxhi publik, por në suaza të borxhit publik të vitit të kaluar

“Borxhi Publik i Maqedonisë në tremujorin e dytë të këtij viti për 0.1% e tejkaloi nivelin e vitit të kaluar, kur për herë të parë ishte ulur pas 9 viteve dhe ishte 47.7% e BPV-së”, kumtoi sot Ministria e Financave (MF) në ueb faqen e saj.

Ministria shpalli grafikë ku mund të vërehet ndarja e borxhit në periudhën 2008-2016, kurse në tremujorin e parë të vitit 2018 borxhi është 47.2%, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në vitin 2008, sipas grafikës, borxhi publik ka qenë 23% nga BVP-ja, ndërsa në vitin 2016 ka arritur deri 78.5%.

“Borxhi publik shënon rrënje përherë të parë pas 9 viteve në vitin 2017, për çka në vitin 2018 mbetet në të njëjtin nivel. Vitet e kaluara borxhi publik ishte në rritje të shpejtë dhe i papërmbajtur. Nga viti 2088 borxhi publik në mënyrë të shpejtë rritej, ndërsa në vitin 2016 u përgjysmua. Me menaxhim të përgjegjshëm me borxhin publik, është përmirësuar edhe struktura e tij. Janë zvogëluar edhe normat e kamatës, si për obligimin ndaj euros, po ashtu edhe për letrat me vlerë”, thuhet në kumtesën e MF-së./Telegrafi/