Duhej të hynin në fuqi në fillim të vitit 2020, por tatimi i të ardhurave nga interesi në depozita dhe tatimi i fitimeve kapitale nga letrat me vlerë është shtyrë për vitin 2023. Për më tepër, propozohet të ulen normat e tatimeve prej 15% në 10% për depozitat dhe normat prej 0% në 15% të fitimeve kapitale, në varësi të kohës së zotërimit të letrave me vlerë. Kjo do të parashikohet nga ndryshimet në Ligjin për tatimin mbi të ardhurat personale të propozuara nga Ministria e Financave në bazë të analizave gjithëpërfshirëse në periudhën e kaluar.
Në tatimin e fitimeve kapitale nga letrat me vlerë, ministrja e Financave, Nina Aneglovska tha se do të bëhej një zgjidhje sistematike me të cilën shuma e normës së tatimit do të varet nga periudha që investitori do të zotëronte letrat me vlerë. Ata që janë investitorë afatgjatë do të lirohen nga pagesa e këtij tatimi, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Do të vendosen dy norma tatimore në varësi të periudhës së zotërimit të letrave me vlerë, pra një normë prej 15 përqind për të gjithë ata që tregtojnë në mënyrë spekulative në tregjet e kapitalit edhe me aksionet edhe që i mbajnë ato deri në një vit. Investitorët që mbajnë letra me vlerë për 1 deri në 10 vjet do të tatohen me një normë prej 10%. Përjashtimi nga taksat do të ketë për investitorë afatgjatë që mbajnë letra me vlerë dhe aksione të lëshuara nga një fond investimesh për më shumë se 10 vjet nga data e shitjes, si dhe letra me vlerë të blera nga një ofertë fillestare publike, në mënyrë që të inkurajojnë kompanitë që fillimisht të hapen për publikun, duke lëshuar aksione përmes një oferte fillestare publike”, tha Angelovska.
Ajo theksoi se Komisioni i letrave me vlerë dhe Berza e Maqedonisë ka paraqitur deri te Ministria e Financave një analizë krahasuese dhe vlerësim të efekteve të zbatimit të zgjidhjes aktuale ligjore që janë vërtet të parëndësishme./Telegrafi/