Deri më tani Banka për Zhvillim ka ndarë 7.13 milion euro nga linja e kreditit pa interes “Covid 2”, njoftoi ministrja e Financave Nina Angelovska në profilin e saj në Facebook.
Fondet, sipas saj, u ndanë për 593 ndërmarrje me 10.108 të punësuar.
“Së bashku me linjën “Covid 1″, deri më tani, përmes huave pa interes në vlerë prej 12.67 milion euro, janë mbështetur 1.331 ndërmarrje mikro, të vogla dhe të mesme me 16.632 të punësuar”, shkruan Angelovska.
Dje, në seancën e qeverisë, u miratuan 476 kredi të reja për ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme me vlerë 5.14 milion euro nga kreditë pa interes “Covid 2” përmes Bankës për Zhvillim të Maqedonisë së Veriut. Këto kompani punësojnë 7.107 persona./Telegrafi/