Site icon Telegrafi

MF: LSDM vazhdon me fushatën për baltosjen e shtetit për borxhet publike

Ministria e Financave në Maqedoni ka reaguar ndaj deklaratave të LSDM lidhur me borxhin publik e cila më herët tha ”Vetëm vitin e kaluar qytetarët janë futur në borxh 484 milionë euro”, shkruan Telegrafi Maqedoni.

Këto deklarata të LSDM-së nga Ministria e Financave i kanë cilësuar si baltosje duke dashur të sigurojnë qytetarët se politikat e borxhit publik janë nën kontroll.

”Përderisa gjendja e borxheve në Maqedoni është kritike, pse atëherë FMN thotë se jemi duke menaxhuar mirë me borxhin publik?” thonë nga Ministria e Financave të Maqedoni. /Telegrafi/

Lexo po ashtu LSDM: Vetëm vitin e kaluar qytetarët janë futur në borxh 484 milionë euro
Exit mobile version