Site icon Telegrafi

MF: LSDM-ja manipulon me borxhin publik

Ministria e Financave ka reaguar pas kumtesës së LSDM-së për borxhin publik. MF thekson se ky është manipulim klasik i LSDM-së, si pjesë MP fushatës, që e zhvillojnë për borxhin publik, përcjell Telegrafi Maqedoni.

‘Çdokush që do ta hapë web-faqen e Ministrisë së Financave mund ta lexojë raportin për borxhin publik dhe shtetëror dhe të shohë se erdhe borxhi publik edhe ai shtetëror janë zvogëluar në tremujorin e fundit në vitin 2016’, thuhet në reagim.

LSDM-ja më herët njoftoi se sipas të dhënave të publikuara dje nga Raporti i Ministrisë së Financave, përfshirë edhe fundin e vitit të kaluar, borxhi publik i shtetit ende është mbi 50%, edhe pse nga pushteti pohojnë se është zvogëluar. /Telegrafi/

Exit mobile version