Gjykata Kushtetuese sot në web-faqen e saj ka publikuar Vendimin sipas së cilës nuk ka pengesë ligjore për pagesën e subvencioneve të bujqve para se të formohet qeveria, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Në lidhje me Vendimin e publikuar, Ministria për Financa në Maqedoni informon se gjatë ditëve zyrtarisht do të dorëzohet letër deri te Gjykata Kushtetuese me të cilën kërkohet të dorëzohet ekzemplari i Vendimit dhe sqarimi, njofton AIM.
Iniciativa deri te Kushtetuesja ishte dorëzuar nga shoqata e fermerëve ‘Agrotikveshija’ me të cilën kërkohet zhbllokimi i nenit nga Ligji zgjedhor, sipas të cilës është e ndaluar pagesa e subvencioneve deri te formimi i qeverisë së re. /Telegrafi/