Site icon Telegrafi

MF: Investuesit nuk e dëgjuan opozitën, euro obligacioni u emetua me kushte të volitshme

Maqedonia sot e ka emetuar euro obligacionin me vlerë prej 450 milionë euro me normë të interesit të kuponit prej 5.625 % në vit dhe afat prej 7 vitesh, që janë kushte jashtëzakonisht të volitshme duke pas parasysh gjendjen e ndërlikuar politike në vend, informojnë nga Ministria e financave, transmeton Telegrafi Maqedoni.

“Nëse nuk do të ishin qëllimet e këqija dhe obstruksionet nga ana e opozitës dhe duke e marrë parasysh interesin fillestar nga investuesit, norma e interesit do të ishte akoma më e volitshme, respektivisht do të ishte nën 5 % në vit, në pajtim me analistët ndërkombëtar të investimeve. Çmimin për këtë sjellje të papërgjegjshme të opozitës fatkeqësisht do ta paguajnë të gjithë qytetarët e Maqedonisë”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Financave./Telegrafi/

Exit mobile version