Telegrafi

MF, falënderon deputetët për votimin e amendamenteve të Qeverisë në buxhet

Ministria e Financave (MF), shpreh mirënjohje për Komisionin për Buxhet e Financa dhe deputetët për përkrahjen që u kanë dhënë propozim amendamenteve të Qeverisë së Kosovës, të cilët kanë të bëjnë me Ligjin për Buxhet, i cili u aprovua të hënën në Kuvendin e Kosovës.

“Ministria e Financave në veçanti falënderon deputetet për votimin pro amandamentit të përbashkët të Qeverisë dhe Komisionit për Buxhet, për krijimin e mundësive për zbatimin e Ligjit për Skemat Pensionale, përkatësisht njohjen e përvojës se punës për të gjithë ata që kanë punuar në institucionet e Republikës së Kosovës gjatë viteve 90-ta”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Financave për media. /Telegrafi/