Site icon Telegrafi

MF dhe FKGK nënshkruajnë marrëveshjen e bashkëpunimit për subvencionimin e tarifës së garancisë

Ministrja e Financave, Hykmete Bajrami dhe drejtori menaxhues i Fondit Kosovar për Garanci Kreditore (FKGK), Besnik Berisha sot kanë nënshkruar marrëveshjen e bashkëpunimit për subvencionimin e tarifës së garancisë.

Përmes kësaj marrëveshjeje, MF-ja do të mbulojë tarifën e garancisë në vlerë totale prej 5 milionë euro, ndërsa FKGK do të përdorë mjetet e disbursuara nga Qeveria për të mbuluar tarifën e garancisë për kreditë e siguruara tek bankat partnere dhe institucionet financiare të regjistruara në përputhje me Ligjin për themelimin e Fondit Kosovar për Garanci Kreditore dhe rregullat e brendshme të FKGK-së.

Kjo marrëveshje e nënshkruar sot është njëra nga masat e rëndësishme të Programit për Rimëkëmbje Ekonomike, e aprovuar nga Qeveria e Kosovës me datë 13 gusht 2020, si dhe në pajtim me Ligjin për Rimëkëmbje Ekonomike i aprovuar në Kuvendin e Kosovës me 04 dhjetor 2020. /Telegrafi/

Exit mobile version