Telegrafi

“Mezi presim t’i fitojmë ndeshjet, ndaj Rumanisë për revansh” – Aro Muric i bindur në sukses

Nga grumbullimi i parë ka folur portieri i parë i Kosovës, Arijanet Muric, i cili është shprehur optimist për përballjen me Rumaninë. 

Gardiani i portës ‘Dardane’ deklaroi se mezi pret t’i fitojë ndeshjet, ndërsa edhe kërkoi revanzh ndaj rumunëve, që i mposhtën në ndeshjen e diskutuar në Bukuresht.  

“Të gjithë jemi këtu që në mëngjes. Pra, përgatitje e mirë. Të gjithë jemi në kohë. Kështu që duket se të gjithë janë gati për ndeshjet. Ne mezi presim t’i fitojmë ndeshjet”.  

“Sigurisht që do të jemi të emocionuar të luajmë ndeshjen kundër Rumanisë, dhe mendoj se duhet të marrim revansh tri herë ndaj tyre, kështu që do të bëjmë gjithçka për t’i mundur dhe për t’i bërë ata të ndihen se do të kenë një ditë të vështirë në Kosovë”.  

“Mezi presim t’i mundim, të stërvitemi mirë dhe gjithçka tjetër. Ndjehemi shumë të sigurt”, ka thënë Aro Muric.  

Ndeshja mes Kosovës dhe Rumanisë zhvillohet të premtën nga ora 20:45  në “Fadil Vokrri”./Telegrafi/