Agjencia për Mbrojtje nga Rrezatimi dhe Siguria Bërthamore ka bërë analiza të vazhdueshme të ujit dhe të dheut në të gjitha rajonet e Kosovës, dhe sipas rezultateve, asnjë mostër nuk ka rezultuar se në Kosovë ka mbetje të uraniumit të varfëruar.
Kështu ka deklaruar sot në emisionin “Mirëmëngjesi Kosovë” të RTK-së, Beqir Mezelxhiut, kryeshef i kësaj agjencie.
Ai tha se pas luftës, territori i Kosovës është pastruar nga mbetjet radioaktive dhe rezultatet e vazhdueshme që janë bërë, sipas Mezelxhiut, tregojnë se Kosova është e pastër nga elementet radioaktive.
Madje Mezelxhiu përmendi rastin kur janë gjetur elemente nga Çernobili, por jo këtë uranium i varfëruar nga bombardimet e NATO-s dhe të Serbisë.
Po ashtu ai tha se në qershor të këtij viti Agjencia për Mbrojtje nga Rrezatimi dhe Siguria Bërthamore i ka marrë të gjitha mostrat e ujit, në gjithë vendit dhe i ka dërguar në Bruksel për analiza radioaktive dhe priten rezultatet konkrete.