Trajneri i Gjilanit, Gentjan Mezani, u shpreh i kënaqur me paraqitjen e lojtarëve të tij në takimin ndaj Llapit sot, ku fituan 1-0.
Gjilani vinte pas një humbje të rëndë ndaj Feronikelit në fundjavë me rezultat 4-0.
“Një fitore e madhe, fitore e merituar. Futbollistët edhe sot nuk kanë luajtur ashtu siç ne duam të luajmë. Përsëri kanë bërë gabime, por janë të kuptueshme”.
“Ishte një përgjigje e mirë e skuadrës pas humbjes nga Feronikeli. Përgjithësisht luajtëm mirë dhe luftuam shumë”.
“Musolli ka luajtur pa asnjë stërvitje. Ai ka ardhur sot direkt në ndeshje. Mendoj që është një futbollist që do ta rritë cilësinë e futbollit kosovar. Edhe neve sigurisht që do të na ndihmojë shumë”, ka thënë Mezani.
Gjilani humbi edhe një penallti me Fiton Hajdarin në këtë ndeshje kur rezultati ishte 0-0. /Telegrafi/