Ministri i Shëndetësisë, Fatmir Mexhiti pas vdekjes së një foshnje të sapolindur në Manastir tha se nesër do të dërgohet Inspektorati Shtetëror Shëndetësor dhe Sanitar, i përbërë nga Komisioni i inspektorëve që do të përcaktojnë shkaqet e vdekjes së të foshnjës.
Mësohet se bëhet fjalë për një nënë të re 24 vjeçe, për të cilën ky ishte fëmija i saj i parë.
“Fëmija ishte gjallë pas lindjes dhe sipas raportimeve që pamë, është lindur me takikardi dhe ka bërë reanimim kardiopulmonar. Kjo është gjithçka që mund të them në këtë pikë. Më shumë për shkaqet e vdekjes së të foshnjë do të mund të themi pasi komisioni të përcaktojë shkaqet e vdekjes”, tha ministri Mexhiti.
Ministri nuk deshi të komentojë edhe vdekjen e gjashtë vjeçares Jana derisa të marrin urdhrin e autopsisë.
Mexhit tha se kushtet në spitalin e Manastirit ku mungojnë një numër i madh i mjekëve dhe personelit tjetër mjekësor janë të vështira.